Kina me 5G në 2018-n
Pekin, 24 shkurt - Prodhuesi më i madh kinez i pajisjeve të telekomunikacionit, ZTE, njoftoi planet se teknologjia 5G do të vijë në Kinë rreth tremujorin të tretë të vitit të ardhshëm.
Në bërjen e njoftimit kompania tha se do të paraqesë një produkt të ri për sistemin 5G në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të mbahet në Barcelonë.
ZTE, së bashku me partnerët e saj \"Qualcomm\" dhe \"China Mobile\", njoftoi planet për testimin e 5G në gjysmën e dytë të këtij viti.
5G do t\'u mundësojë përdoruesve një shpejtësi mbi 1 gigabajt për sekondë, e cila është 50 herë më e shpejtë se rrjeti i tanishëm 4G.
Autoritetet e Industrisë thanë se teknologjia e re 5G do të ndihmojë në hapjen e 9.5 milionë vendeve të reja të punës në Kinë deri në vitin 2035.