23 Dhjetor 2024

Kina mbyll faqe interneti për thashetheme për grusht shteti

Pekin, 1 prill - Mediat shtetërore të Kinës thonë se qeveria ka mbyllur 16 faqe interneti, ka arrestuar gjashtë vetë dhe ka ndëshkuar dy site të medias sociale me akuzën se kanë përhapur thashethemet për një grusht shteti.

Agjencia e lajmeve Xinhua tha se masat u morën pas shtimit të thashethemeve në internet në lidhje me një grusht shteti pas shkarkimit të një politikani popullor - Bo Xilai - kreu i qytetit Chongqing.

Analistët thonë se masat nënvizojnë shqetësimet e Kinës rreth komunikimit publik në internet si dhe për etjen e publikut për të diskutuar mbi ngjarjet politike megjithë censurën dhe kërcënimet për ndëshkim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)