Kina mbyll 300 uebsajte për mashtrim në internet
Pekin, 27 gusht - Autoritetet kineze raportojnë mbylljen e rreth 300 uebsajteve pas një fushate gjashtëmujore kundër mashtrimeve në internet.
Rreth një milion llogari në rrjetet sociale janë nxjerrë jashtë linjës, ndërsa janë fshirë 9 milionë komente të paligjshme.
Jiang Jun i Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës, thotë se kjo fushatë tani do të kthehet në rutinë.
\"Ne jemi duke e kthyer mbylljen e rrugëve të mashtrimit në internet dhe fshirjen e postimeve të paguara në rutinë. Jemi duke ndërtuar një mekanizëm për denoncimin dhe ankesat si dhe një mekanizëm mbrojtjeje për kompanitë të cilat dëmtohen nga ky proces. \"
Mashtrimi në internet thuhet të jetë kthyer në një praktikë të zakonshme midis kompanive të internetit të Kinës.
Vitin e kaluar botuesi dhe kryeredaktori i uebsajtit \'21st Century Business Herald\' u arrestuan pasi i detyronin kompanitë të paguanin para për të shmangur raportimet negative.