22 Dhjetor 2024

Kina, luftë kundër Skype e MSN

Pekin, 31 dhjetor - Kina mund të pezullojë punën e shërbimeve telefonike online, si Skype apo MSN, pasi konkurrojnë me kompanitë shtetërore të telefonisë. Lajmin e bëri publik “Associated Press” gjatë drekës së sotme.

Ministria e Industrisë, Informacionit dhe Teknologjisë publikoi në faqen e saj një komunikatë ku shprehej vendosmëria e saj për të luftuar shërbimet telefonike që përdorin ilegalisht internetin.

Më parë, ekspertët qeveritarë e kanë konsideruar Skype si një kompani që vepron në një kuadër ligjor të paqartë. Lajmi ka shkaktuar alarm midis 450 milion kinezëve që kanë akses në internet.

Besohet se një ligj mund të miratohet së shpejti, i cili do të lejojë vetëm kompanitë shtetërore të China Telecom e China Unicom që të përdorin shërbimin telefonik nëpërmjet internetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)