Kina lidere dominuese e superkompjuterëve
Pekin, 16 nëntor - Kina ka realizuar një numër rekord superkompjuterësh duke u renditur në krye të klasifikimit botëror dhe duke kaluar sërish SHBA-në, sipas studimit të TOP500, një faqe në internet e specializuar në këtë sektor.
Vendi aziatik konsolidon kështu pozicionin e tij si fuqia dominuese në këtë sektor, të arritur vitin e kaluar.
Gjithsej, 202 nga 500 superkompjuterat më të shpejtë në botë gjenden aktualisht në Kinë, sipas këtij klasifikimi të TOP500, ndërsa në SHBA numërohen 143.
Kjo listë që publikohet dy herë në vit, vlerëson kompjuterët sipas shpejtësisë së tyre nga teste që realizohen nga ekspertë gjermanë dhe amerikanë.
“Ky është numri më i lartë i superkompjuterave që Kina ka realizaur ndonjëherë në klasifikimin TOP500, ndërsa fuqia amerikane bie në nivelin e saj më të ulët që prej krijimit të kësaj renditjeje”, thuhet në këtë studim të publikuar dje.
Superkomjuterat janë mjete shumë të rëndësishme për kërkimin shkencor. Ata mund të realizojnë përllogaritje jashtëzakonisht të shpjeta në shumë fusha.
Kina kalon SHBA-në edhe në aspektin e fuqisë bruto të këtyre superkompjuterave.
Dy më të shpejtët në botë, “Sunway TaihuLight” dhe “Sunway TaihuLight-2” gjenden në këtë vend aziatik.
Ata ndiqen nga një pajisje e prodhuar në Zvicër (vendi i tretë) dhe një tjetër në Japoni (vendi i katërt). “Titani”, superkompjuteri më i fuqishëm amerikan është në vend të pestë.
Vendi aziatik parashikon të prodhojë në vitin 2018 një superkompjuter edhe më të fuqishëm, që quhet “Exascale”.
Pekini synon që me këtë pajisje të fitojë garën botërore për prodhimin e makinës së parë në gjendje të kryejë një miliard miliardë (10-të në fuqi të 18-të) përllogaritje në sekondë.