27 Dhjetor 2024

Kina lëshon sondën hënore Chang\'e 3

Pekin, 2 dhjetor - Kina lëshoi të hënën sondën hënore "Chang'e – 3" me mjetin e vet të parë të kërkimeve në Hënë, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në eksplorimin e hapësirës.

Raketa mbartëse e sondës, "Marshimi i Madh - 3 B", u nis nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në jugperëndim të Kinës në orën 01:30 të mëngjesit.

"Chang'e – 3" pritet të mbërrijë në Hënë në mes të dhjetorit dhe do të jetë mjeti i parë i Kinës që zbret në sipërfaqen e një trupi jashtëtokësor.

"Sonda ka hyrë tashmë në orbitën e përcaktuar," tha Zhang Zhenzhong, drejtor i Qendrës së Lëshimit të Xichang-ut. "Unë e shpall tani nisjen të suksesshme."

Zhang u shpreh se më shumë se 80 për qind e teknologjive dhe produkteve të misionit janë të reja.

"Chang'e – 3" pritet të hedhë një bazë të fortë për misionet e uljes në Hënë me njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)