Kina lëshon satelitin më të avancuar HD
Pekin, 20 gusht - Kina lëshoi të martën satelitin e dytë HD në hapësirë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve, Taiyuan, në provincën Shanxi.
Ma Shijun, projektuesi kryesor i satelitit Gaofen-2, shpjegon veçorinë e këtij mjeti:
\"Sateliti mund të vëzhgojë objekte një metër të gjatë, si për shembull një kuti ose një makinë, në cilësi high-definition nga lartësia e 630 kilometrave.\"
Ky satelit do të përdoret për vëzhgime gjeografike si dhe për monitorimin e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, urbanistikën etj.
Modeli i hershëm i satelitit Gaofen-1 u përdor në kërkimin e pasagjerëve të avionit humbur malajzian MH370.
Kina planifikon të ndërtojë sistemin e saj vëzhgues high-defination që përbëhet nga 5 deri 6 satelitë deri në vitin 2020.