Kina lanson satelitin për komunikim me mbrojtje perfekte
Sateliti eksperimental Micius është lansuar sot nga qendra e hapësirës në rajonin autonom kinez, Mongolia e brendshme që gjendet në pjesën veriore të Kinës, në kufi me Mongolinë.
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vende të tjera janë në përpjekje për të zhvilluar teknologji të njejtë, që përdor fotone për të dërguar të dhëna të cilat deshifrojnë transmetimet satelitore.
Të dhënat më pas transmetohen në breshëri të grimcave subatomike dhe çdo përpjekje nga dikush i jashtëm për të kapur këto të dhëna bën që të dhënat të shpërbëhen.
Megjithatë, që teknologjia në fjalë të funksionojë duhet koordinim me precizitet perfekt me qendrën pranuese të të dhënave në tokë.
Kjo i bie sikur e hedh një qindarkë nga një aeroplan prej 100 mijë metrave lartësi mbi detare dhe dëshiron që ajo të bie në tokë duke u futur direkt në një arkë kursimi në formë derrkuci, thotë shefi i projektit, Wang Jianyu.
Kina shpreson që të ketë funksional një rrjet global të satelitëve të komunikimit kuantik deri në vitin 2030.