Kina kryeson me kompjuterin më të shpejtë
Pekin, 15 nëntor - Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara duke qenë vendi me kompjuterin më të shpejtë në botë. Kompjuteri i njohur si Tianhe 1 është në gjendje të bëjë 2570 trilionë llogaritje në sekondë.
Ndonëse Kina ka vendin e parë, Shtetet e Bashkuara kryesojnë me numrin e kompjuterave më të shpejtë në botë duke pasur më shumë se gjysmën e 50 vendeve të para.
Kina ka shënuar përparim, pasi tani në listë ka 42 sisteme kompjuterike, duke lënë pas Japoninë, Francën, Gjermaninë e Britnainë.