Kina kryen testimin më të madh në botë të 5G
Pekin, 4 shkurt - Kina po kryen testimin më të madh të 5G në botë, në garën për të standardizuar teknologjinë e lëvizëshme.
Gjigantët kinezë Huawei dhe ZTE marrin pjesë në programet e testimit në distriktin Huairou të Pekinit.
Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit bëri të ditur se faza e parë e testimit ka verifikuar fizibilitetin e teknikave bazë.
Kina synon tregtimin e rrjetit të telefonisë së lëvizëshme 5G, para vitit 2020.