26 Dhjetor 2024

Kina forcon rregullat për internetin

Pekin, 4 shkurt - Kina ka forcuar më tej kontrollin në internet, duke kërkuar nga përdoruesit e blogjeve dhe ‘dhomave të bisedës’ që të regjistrojnë emrat e tyre realë me operatorët.

Mbikëqyrësi i internetit në Kinë ka thënë se rregullat e reja po ashtu kërkojnë që shërbimet e internetit të kenë përdorues, që nënshkruajnë kontratë, përmes së cilës zotohen se do të përmbahen nga “aktiviteti i paligjshëm dhe jo i shëndoshë”.

Operatorëve u kërkohet të caktojnë një punonjës, i cili do të kontrollojë detajet e përdoruesve për t’u siguruar se ato përputhen.

Administrata Kibernetike e Kinës ka thënë se rregullat janë pjesë e përpjekjeve për të luftuar “kaosin me emrat e përdoruesve” dhe për të ndaluar shpërndarjen e thashethemeve online.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)