Kina e para në botë për prodhimin dhe shitjen e smartfonëve
Pekin, 27 gusht - Sipas njoftimeve nga Instituti i Studimit mbi Zhvillimin e Industrisë Elektronike të Kinës, vitet e fundit, industria telefonisë celulare në vend është zhvilluar me hapa galopante.
Smartfonët e prodhuar dhe shitur në Kinë kanë zënë vendin e parë në botë.
Sipas parashikimit, nga viti 2013 deri në 2015-n, do të shtohet edhe më tej numri i përdoruesve të \"telefonëve të mençur\" në Kinë.
Brenda kësaj periudhe kohore, vlera e përgjithshme e smartfonëve të shitur në Kinë do të arrijë në 2 trilionë juanë(afro 250 miliardë euro).