Kina do të lëshojë në hapësirë anijen kozmike të mallrave “Tianzhou 1”
Pekin, 18 shkurt - Kina planifikon të lëshojë në mes ose në fund të prillit anijen kozmike të mallrave “Tianzhou 1”.
Kjo anije u transportua të hënën në pistën e lëshimit në Wenchang, të provincës Hainan.
“Tianzhou 1” është anija e parë kozmike e mallrave e prodhuar nga Kina, që do të bashkohet me laboratorin kozmik “Tiangong 2”.
“Tiangong 2” i lëshuar në shtator të vitit të kaluar është laboratori i parë kozmik i Kinës. Në tetor të vitit 2016, dy kozmonautë kinezë punuan e jetuan për një muaj në të, duke realizuar një sërë provash tekniko-shkencore.