Kina do të dërgojë robot fluturues në hënë
Pekin, 28 nëntor - Shteti kinez ka publikuar planin për të dërguar robotin e parë fluturues në planetin Hënë.
Në komunikatën e lëshuar nga Administrata Shtetërore e Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare nuk është dhënë ndonjë datë specifike.
Një zëdhënës i agjencisë ka thënë se misioni përfshin një mjet për eksplorimin e sipërfaqes së hënës. Pajisja është emërtuar Lepuri Zhade, në referencë të mitit kinez për një lepur të bardhë që jeton në hënë.
Liderët kinezë, i kanë dhënë prioritet çështjes së hapësirës, duke dashur që ta kthejnë shtetin kinez në lider të kësaj fushe, krahas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.