26 Dhjetor 2024

Kërkohen informata për 38,000 përdorues të Facebook

New York, 28 gusht - Gjigandi i rrjetit shoqëror të internetit, Facebook, thotë se agjentë qeveritarë në më shumë se 70 vende kanë kërkuar informacione rreth dhjetëra mijëra anëtarëve të rrjetit gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Raporti i sotëm i Facebook-ut tregon se agjenci qeveritare kërkuan informacion për rreth 38 mijë përdorues të faqes, dhe gati gjysma e këtyre kërkesave u bënë nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara.

Facebook thotë se raporti i tij përmban çdo kërkesë qeveritare për të dhënat e përdoruesve nga data 1 janar deri më 30 qershor.

Rrjetet shoqërore si Facebook dhe Twitter mund të përdoren si platforma organizimi për aktivistët politikë, gjë që i ka vënë ata në shënjestër të qeverive.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan i quajti këto faqe “rreziku më i madh i shoqërisë,” gjatë protestave masive anti-qeveritare më parë këtë viti Microsoft dhe Google kanë bërë të ditura gjithashtu të dhëna që tregojnë se sa shpesh qeveritë kërkojnë informacion rreth përdoruesve të këtyre faqeve të internetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)