23 Dhjetor 2024

KE shpall luftë kundër lajmeve të rreme

Bruksel, 28 dhjetor - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u bëri thirrke sipërmarrjeve si Facebook-u dhe Google që të veprojnë me vendosmëri kundër lajmeve të rreme në internet.

Është në interes të rrjeteve sociale që të zhvillojnë në këtë mes një  \"lloj ambicieje\", tha Junckeri për gazetat e grupit mediatik Funke.

\"Në fund të fundit është fjala për besueshmërinë, e cila është kapitali i tyre më i rëndësishëm.\"

Junckeri u kujtoi këtyre sipërmarrjeve angazhimin që kanë marrë vetë për të aplikuar standarde me të cilat mund të parandalohen manipulimet. \"Ne do të shohim nga afër se si do të zbatohen këto.\"

Presidenti i Komisionit Evropian tha se sheh edhe arsye për shpresë. Ai tha se kishte përshtypjen se evropianët po bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj faktit \"se cili i bombardon me fjalë që tingëllojnë bukur dhe cili u tregon të vërtetën\" ,V

Veçanërisht në Gjermani partitë janë duke kërkuar aktualisht receta kundër manipulimit të opinionit në internet. Politikanët kanë frikë madje se shtete të tjera, si p.sh. Rusia mund të ndikojnë në këtë mënyrë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)