KE kundërshton kërkesën e google
Bruksel, 21 dhjetor - Komisioni Europian (KE) nuk ka pranuar të bëjë lëshime për kompaninë 'google', për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Brukselin.
Kompania google ka bërë disa propozime për t'i dhënë fund hetimit tre vjeçar të Komisionit Evropian në lidhje me shkeljen e rregullave të konkurrencës tregtare nga ana e kësaj kompanie, por këto propozime mësohet se janë hedhur poshtë nga KE.
Për këtë shkelje, Brukseli mund të dënojë kompaninë google me një gjobë prej 5 miliardë euro. Cështja penale ndaj kompanisë google u hap në Bruksel pas ankesave të kompanive rivale evropiane.