KDI: Kërkohet avancim dhe modernizim të ueb faqeve të komunave
Komunat shpesh herë kanë qenë në fokus të kritikave për shkak të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies institucionale duke mos ofruar dokumentet bazike në ueb faqet e komunave si një mekanizëm adekuat për qasje më të lehtë në informacione. Si rezultat i kësaj, komunat janë ballafaquar edhe me mungesë të kompetencave të plota në menaxhim të ueb faqeve të tyre dhe një nga synimet e këtij takimi ishte fokusimi në mundësit e gjetjes së zgjidhjes për lehtësimin e menaxhimit të ueb faqeve të komunave nga autoritet lokale.
Sazan Ibrahimi, Kryetar i Asociacionit të Komunave AKK, tregoi rëndësinë e përmirësimit të ueb faqeve të Komunave, dhe rëndësinë e modernizimit si rezultat i lehtësimit dhe qasjes sa më të lehtë nga ana e qytetarëve në nxjerrjen e të dhënave mbi funksionimin dhe punën e Komunës, ai gjithashtu tregoj gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe me tutje që të kemi ueb-faqe sa me funksionale.
Qendresa Hamzaj nga KDI, prezantoj disa prej karakteristikave që duhet ti ketë një ueb-faqe e komunës, në mënyrë që të ofroj lehtësira në punën e zyrtarëve dhe që do të ndikonte në rritjen e interesimit të qytetarëve për ti vizituar dhe informuar mbi punën, aktivitetet dhe dokumentet me rëndësi.
Siç janë, karakteri i komunës, thjeshtësimi i domenit, lidhja me rrjetet sociale, organizimi i ueb-faqes, të dhënat e hapura, mundësimi i klipeve dhe animacioneve, si dhe të funksionalizohet moduli i kërkimit.
Avni Sahiti nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal theksoj se ka progres në avancimin e përmbajtjes së ueb-faqeve, përkundër ngecjeve në teknologjinë informative ku edhe përgjegjësi mbajnë edhe vet zyrtarët përgjegjës komunal.
Megjithatë me avancimin e teknologjisë informative duhet të adaptohen ueb faqet me këto trende.
Përfaqësuesi i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit në kuadër të MAP, Selim Lulaj, është fokusuar në Udhëzimin Administrativ për ueb faqet e institucioneve publike i nxjerrë në vitin 2015, i cili është shumë më i avancuar në dhënien e mundësisë nga ana e komunës në menaxhimin sa më funksional të ueb faqes duke ofruar liri në gjetjen e dokumenteve përmes modulit të kërkimit.
Si konkluzion i përgjithshëm në kuadër të këtij takime mbetet rritja e bashkëpunimit ndërmjet nivelit lokal dhe ati qendrorë në kuadër të rritjes së transparencës komunale e veçanërisht në respektimin e obligimeve ligjore, rritja e kapacitetit të zyrtarëve të IT-s në nivel komunal, dhënia e hapësirës për menaxhimin e web faqeve dhe lënia e hapësirës për atraktivitet më të madh sidomos në shfletimin e ueb faqeve nga telefonat e mençur, siguri më e madh e platformës së ueb faqeve, alokim i mjeteve nga viti i ardhshme nga buxheti komunal në pagesën e mirëmbajtjes së domenit etj.
Ky aktivitet realizohet me përkrahjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur KFOS