Japonia lanson satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë
Tokio, 30 nëntor - Japonia me anë të raketës H2A ka lançuar në hapësirë dy satelitë të veçantë komunikimi që do të mundësojnë komunikim me shpejtësi të lartë.
Raketa H2A që bart satelitët e zhvilluar nga industria e rëndë e Mitsubishit dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u lançua nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.
Satelitët që braktisën bartësin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.
"Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave", tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.
Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë.