25 Dhjetor 2024

Japonezët paraqesin robotin e luftës

Tokio, 3 shkurt - Një kompani japoneze elektronike ka paraqitur një robot që mund të përdorët në situate lufte ,“Kuratas”. Kjo shënon fillimin e një epokë të re në industrinë ushtarake.

Roboti i luftës, i projektuar nga “Suidobashi Heavy Industry”, është 4 m i lartë dhe peshon mbi 4 tonë. Ai mund të kontrollohet si nga kabina e brendshme ashtu dhe nga një zonë e sigurt, duke përdorur një “smartphone” të lidhur me rrjet “3G”.

“Kuratas” është i pajisur me një sërë të armësh të teknologjisë së lartë, duke përfshirë një “mitraloz Gatling” (me shpejtësi qitjeje 6000 të shtëna në minute), i cili aktivizohet kur piloti buzëqesh. Për këtë arsye projektuesit e pilotit kërkojnë pilotë “seriozë”.

Kostoja e këtij robot të ri është vlerësuar në rreth 1.4 milionë dollarë USD. Roboti ka 30 nyje hidraulike, të cilat i lejojnë të lëvizë pa u penguar. Roboti mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 10 km në orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)