27 Dhjetor 2024

iziSurvey, pjesë e panairit të teknologjisë CeBIT 2014

Hannover, 12 mars - Platforma tashmë e njohur softverike për krijimin e sondazheve iziSurvey është pjesë e panairit më të madh të teknologjisë ne botë CeBIT 2014, në Hannover të Gjermanisë.

Qëllimi i kësaj vizite është që të bëjë sa më shumë kontakte që mund të konvertohen në klientë, dhe te njoftoj boten qe Kosova ofron shume ne lamin e teknologjise. Panairi CeBIT zgjatë 5 ditë.

Në CeBIT marrin pjesë mbi 4,000 ekspozues nga 70 vende të botës, dhe më shumë se 137,700 vizitorë nga 120 vende të botës. Gjate këtyre pesë ditëve, drejtori ekzekutiv i kompanisë iziSurvey, Mergim Cahani do të ketë mundësi të takohet me partnerë/investitorë potencial, të promovojë kompaninë si dhe sektorin e TIK të Kosovës si një destinacion potencial për eksportin e shërbimeve.

iziSurvey lejon krijimin e sondazheve në mënyrë më të lehtë me përparësi inovative duke kursyer koston, minimizuar gabimet njerëzore, dhe duke shpenzuar më pak kohë gjatë mbledhjes së të dhënave me anë të sondazheve. Mbledhja e të dhënave arrihet nëpërmjet telefonave dhe tabletave android. Funksionon pavarësisht nga qasja e internetit; Online & Offline.

iziSurvey gjithashtu ofron edhe teknologjinë e tij unike për telefona Random Digit Dialing (RDD) e cila mundëson mbledhjen e të dhënave përmes thirrjeve telefonike, që gjithashtu bën të mundshme të plotësoni pyetësorin në të njejtën pajisje nga ku intervistuesi është duke bërë thirrje.

Vizitoni iziSurvey në CeBIT, Hall 06, E30 në panairin më të madh të teknologjisë në botë, që po mbahet në Hannover të Gjermanisë, dhe bëhuni pjesë e vizualizimit më të gjerë me të dhëna më të mëdha të krijuara ndonjëherë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)