Irani rihap aksesin në Google
Teheran, 2 tetor - Autoritetet iraniane rihapën aksesin në shërbimin kërkimor dhe postar të Internetit të korporatës amerikane Google. Vendimi u morr një javë pas ndalimit të këtyre serverave në territorin e vendit, njoftojnë mediat lokale.
Bllokimi i aksesit në shërbimin kërkimor të Internetit në Iran u shndërrua në një reagim ndaj filmit skandaloz Pafajësia e Myslimanëve, të postuar në faqen e Internetit Youtube.
Siç njoftohet, autoritetet rivendosën aksesin në shërbimet pas zgjidhjes së një sërë problemesh teknike, të lidhura me integrimin e shërbimit postar dhe portalit të regjistrimeve video. Aksesi në Youtube në territorin e vendit deri më tani është i mbyllur.