Irani lëshoi një sondë në hapësirë me një majmun në bord
Teheran, 28 janar - Irani lëshoi me sukses një sondë në hapësirë, në bordin e së cilës ndodhet një majmun, njoftoi televizioni Al Alam.
Sonda arriti në lartësinë 120 kilometra dhe u kthye në Tokë me majmunin që ishte i gjallë.
Irani dërgoi edhe dy vjet më parë një biokapsulë me krijesa duke përdorur sondat \'\'Kavoshgar-3\'\'.
Dërgimi i majmunit në bordin e një \'\'Kavoshgar 5\'\' ishte njoftuar për lëshim majin e kaluar, por për shkaqe të pabëra publike, ai u dërgua ditët e fundit.
Lëshimi i majmunit në hapësirë është bërë si përgatitje për dërgimin më pas të astronautëve.
Irani ka një program të ngjeshur hapësinor.