Irani krijoi një alternativë të YouTube
Teheran, 11 dhjetor - Në Iran filloi të funksionojë faqja e Internetit, e cila lejon përdoruesit të postojnë video dhe ti komentojnë ato.
Kloni i YouTube do të jetë nën kontrollin e autoriteteve, të cilët e konsideruan të papërshtatshme përmbajtjen e faqes popullore të Internetit në mbarë botën.
Përveç videove të postuar nga përdoruesit, në këtë faqe Interneti do të mund të shihen fragmente të transmetimve të televizionit shtetëror iranian.
Sipas fjalëve të zyrtarëve, faqja e Internetit është e projektuar për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj kulturës së vendit.