20 Prill 2025

iPhone SE, identik si iPhone 5s

New York, 21 mars - Telefoni më i ri i Apple, iPhone SE, do të jetë pothuajse i njëjtë sikurse iPhone 5s. Kjo pajisje do të ketë kamerë 12 megapiksel dhe video 4K.

Faqet e specializuara teknologjike raportuan një ditë para eventit të kompanisë amerikane se Apple ka vendosur që të heq “5”-n nga emri i pajisjes dhe ta quajë thjesht “iPhone SE”.

Po ashtu, në eventin e së hënës, gjiganti teknologjik do të prezantojë edhe versionin më të vogël të iPad Pro që pritet të kushtojë 599 dollarë.

Mediat raportojnë se Apple pritet të prezantojë edhe modelin më të ri të orëve smart, Apple Watch.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)