iPhone që ka vlerë 15,3 milionë dollarë
Londër, 24 prill - Disenjatori Stuart Hew nga Britania ka mbuluar "iPhone" me ar të pastër dhe me diamante të bardha dhe të zeza.
Hew, i cili është i njohur për përpunimin e shumë pajisjeve të shtrenjta, ka dizajnuar një 'iPhone' për një biznesmen kinez.
Sipas tij, klienti ka pasur në trashëgimi familjare edhe një diamant të rrallë prej 26 karatësh, të cilin ka dashur që ta instalojë në telefonin e ri.
Përndryshe, ky telefon ka më se 600 diamante të bardha, logoja e 'Apple' nga ari i pastër rrethor nga 54 diamante të bardha, ndërsa qelqi i ekranit është nga safiri.
Kur bëhet fjalë për diamantin e zi, ai vendin e tij e ka gjetur në pullën 'Home'. Për ta realizuar planin e tij, Hew i janë dashur nëntë javë.
Më parë ai e ka bërë një 'iPhone 4s Elite Gol' me çmim prej 9.18 milionë dollarësh, i cili para këtij ka qenë më i shtrenjti në botë.