iPhone përbën kërcënim për sigurinë shtetërore kineze
Pekin, 13 korrik - Media shtetërore kineze të premten e ka quajtur kompaninë Apple, prodhuesin e iPhone, një kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të aftësisë së telefonit të saj të mençur për ta gjetur kohën dhe vend-ndodhjen e përdoruesit.
Një raport nga transmetuesit e CCTV e ka kritikuar funksionimin e iPhone për tiparin \"Frequent Locations \", i cili i publikon të dhënat e përdoruesit dhe informacion rreth tyre.
\"Kjo është jashtëzakonisht e ndjeshme,\" thotë një i intervistuar nga transmetuesi. Nëse të dhënat janë në dispozicion, ato mund të zbulojnë gjendjen ekonomike të një vendit të terë dhe \"madje edhe sekrete shtetërore,\" deklaroi i intervistuari.
Apple shpesh është vënë në nën zjarr nga mediat shtetërore kineze, pasi është akuzuar se siguron të dhënat e përdoruesve të saj tek agjencitë e sigurisë dhe zbulimit në SHBA, dhe për këtë ato kanë bërë thirrje për \'dënim të ashpër \" të kompanisë amerikane, raporton Reuters.
Apple është kritikuar gjithashtu për shërbimin e dobët ndaj konsumatorëve.