25 Dhjetor 2024

iPhone mini në fillim të 2016-s

New York, 6 dhjetor - Vitin e ardhshëm, kompania “Apple” pritet të hedhë në treg një “iPhone mini” me ekran 4-inç.

Telefoni i ri besohet se do të vijë në ngjyra të ndryshme, por nuk do të ketë “3D Touch” siç kanë celularët aktual “iPhone 6s” dhe “6s Plus”.

Ming-Chi Kuo, eksperti i “KGI Securities” ka thënë se ky telefon do t’i paraprijë dy telefonave smart të tjerë të kompanisë “Apple” që pritet të jenë në treg në fund të vitit të ardhshëm, bëhet fjalë për “iPhone 7” dhe “7 Plus”.

Sipas Ming-Chi Kuo, telefoni i ri smart 4-inç pritet të ketë një çip A9, ndërsa pamja e jashtme mund t’i ngjajë më shumë telefonit iPhone 6s.

Po ashtu pritet të ketë “Apple Pay”, ndërsa mund të vijë me dy deri në tre ngjyra të ndryshme.

Ndërkohë,  kamera mund të ketë karakteristika të njëjta sikurse 5s, pra kamera kryesore ose ajo nga mbrapa 8 megapiksel dhe ajo frontale 1.2 megapiksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)