27 Dhjetor 2024

iPhone merr 45 për qind të tregut në SHBA

Washington, 23 shkurt - Nga gjithsej 121 milionë telefona të mençur sa janë shitur në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2013, Apple ka marrë 45 për qind të tregut, sipas një raporti të ri të NPD Group. Kjo shifër paraqet rritjen prej 1 për qind të kompanisë Apple, në periudhë njëvjeçare.

Samsung ka avancuar me 2 për qind, ndërsa mban 26 për qind të tregut, ndërsa LG ka ftuar 3 për qind, për të kaluar në 8 për qind të tregut amerikan të telefonave të mençur.

HTC dhe Motorola kanë rënë, e para nga 10 në 6 për qind, ndërsa kompania e cila kohë më parë i është shitur Lenovos ka rënë nga 7 në 4 për qind, transmeton Telegrafi.

Telefonat postpaid përbëjnë 71 për qind të tregut amerikan, një rritje me 10 për qind. Ndërsa telefonat me parapagim kanë shënuar rritje prej 68 për qind, për të marrë 29 për qind të tregut.

Rritja e tregut me parapagim i atribuohet rritjes së T-Mobile, operatorit i cili bëri ndryshime të mëdha në biznesin e saj, pasi që me ofertat e saj i largoi konsumatorët e telefonave mobil nga rivalët si AT&T dhe Verizon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)