26 Dhjetor 2024

iPhone i ri mund të jetë 31 për qind më i shpejtë se iPhone 5

New York, 27 gusht - Thashethemet e iPhone të ri vazhdojnë të shtohen dhe këtë herë janë në lidhje me llojin e procesorit që Apple do të përdorë për telefonin e ardhshëm.

Gazetari Clayton Morris njoftoi në Twitter se iPhone i ri do të ketë një procesor A7, që është 31 për qind më i shpejtë se procesori në iPhone 5.

Ndërkohë, web faqja 9to5Mac ka raportuar se Apple është duke testuar procesorë A7 64-bit në disa prototipa të iPhone 5S.

Një procesor 64-bit potencialisht mund të mundësojë telefonin për të trajtuar më mirë animacione grafike, si dhe të sigurojë performancë më të mirë.

Në qoftë se Apple mund të prezantojë një telefon që është 31% më i shpejtë se iPhone 5, mund të mjaftojë për të konkurruar me telefonat e tjerë inteligjentë nga LG, Samsung dhe HTC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)