iPhone gjithnjë e më i shtrenjtë
SHBA, 7 janar - Sipas hulumtimit të kompanisë Asymco, iPhone është gjithnjë e më i shtrenjtë.
Në të vërtetë, hulumtimi ka treguar se çmimi mesatar i shitjes i Smartphone-it të Apple-s, është në rritje që kur është prezantuar Android-i.
Në teori, për shkak të konkurrencës, çmimi është dashur të ulet, por me iPhone po ndodh e kundërta.
Pajisjet e prodhuesve të tjerë kanë pësuar një rënie të lehtë në çmime. Arsyeja për këtë, siç thonë analistët, është se tregu i Smartphone-ve shënon rritje të ndjeshme, ndërsa kërkesa është ende e lartë, kështu që prodhuesit nuk kanë arsye për luftë me çmime.
Për shkak të kësaj situate në treg, prodhuesit e celularëve të thjeshtë, janë detyruar ti ulin çmimet.