iPhone, aplikacion për të humbur peshë
Kaliforni, 28 prill - Jemi sedentarë, dembelë dhe me tendencë për të shtuar peshë. Një farë dënimi i jetës moderne, por që mund ta kompensojmë duke ndezur telefonin.
Departamenti i Endokronologjisë, Ushqimit dhe Diabetit në Kaliforni ka prezantuar një aplikacion për celularët (për momentin vetëm në iPhone) në gjendje që të na bëjë të lëvizim nga karriget tona.
Më shumë se 10 mijë persona kanë shkarkuar nga iTunes programin që quhet Walk n\'Play.
Ideja është e thjeshtë: synohet të monitorohet aktiviteti fizik i çdo dite me një dispozitiv elektronik që mund ta mbajmë gjithnjë me vete, si celularë apo lexues mp3.
Sekreti i Walk n\'Play qëndron në monitorimin e lëvizjeve të përditshme. Kërkuesit kanë testuar kapacitetin e programit për të njohur ndryshimet e lëvizjes në shtatë shpejtësi të ndryshme.
Të dhënat që dalin nga rezultatet mund të publikohen në rrjetet sociale si Twitter.