20 Prill 2025

iPhone 8 me ekran të lakuar

New York, 28 janar - Apple akoma nuk ka prezantuar iPhone 7, por duket se po projekton modelin pasardhës iPhone 8 i cili pritet të dalë në treg në vitin 2017.

Sipas një letër-kërkesë për investitorët të siguruar nga “AppleInsider”, Apple po planifikon të prezantojë një supertelefon më 2017 me ekran të lakuar AMOLED me madhësi 5.8-inç. Pritet që
dizajni i ri i iPhonet do të jetë i ngjashëm me iPhone 4/4S me panele të lakuara përpara dhe në shpinë.

Gjenerata e ardhshme e iPhonet pritet të ketë teknologjinë për mbushje të baterisë pa kabllo dhe teknologjinë e re për njohje biometrike si skaneri i fytyrës dhe i syve.

Javën e kaluar Apple lançoi iPhone SE me ekran 4-inç, që ka trup të njëjtë me iPhone 5, por me specifika të iPhone 6S. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)