iPhone 6S dhe 6S Plus tani edhe në 40 tregje të reja
Prishtinë, 10 tetor - Pasi shiti më shumë se 3 milionë modele iPhone 6S që javën e parë pas 25 shtatorit, Apple njoftoi dy ditë më parë se dy telefonat do të dilnin në shitje edhe në 40 shtete të tjera.
iPhone 6S dh 6S Plus që nga dita e djeshme janë të disponueshme në: Andorë, Austri, Belgjikë, Bosnja, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Greqi, Greonlandë, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Maldive, Monako, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Tajvan.
Kjo është hera e dytë e debutimit në tregjet ndërkombëtare. iPhone 6S dhe 6S Plus janë rezistentë ndaj ujit, një karakteristikë të cilën Apple nuk e përmendi. Kjo gjeneratë gjithashtu theu rekordin e paraardhësit për numrin e njësive të shitura, shkruan PcWorld.al.
Ndërsa investitorët i trembeshin një rënie të shitjeve për faktin se iPhone 6S ishte një përmirësim i vogël krahasuar me paraardhësin, e vërteta rezultoi ndryshe.