iPhone 6 vjen në dy madhësi ekranesh
Nju Jork, 29 mars - Apple pritet të lansojë iPhone-in e saj më të ri në muajin shtator, i cili do të ketë rezolucion dhe ekran më të madh, thotë raporti më i ri i publikuar sot.
Sipas raportit, Apple ka vendosur që ta rris ekranin pasi që është raportuar se ka pësuar humbje në shitje në raport me rivalin e saj, Samsung.
Pajisja më e re, e cila pritet të quhet iPhone 6, do të vijë në dy versione, me ekran 4.7- ose 5.5-inç, që të dyja këto madhësi më të mëdha sesa paneli aktual 4-inçësh, shkruan e përditshmja e besueshme Nikkei, pa cituar burime.
Kompania Apple me bazë në SHBA, ekranet e reja me rezolucion më të lartë do ti porosis nga gjiganti japonez i elektronikës, Sharp, Japan Display dhe nga LG Display e Koresë së Jugut.
Kujtojmë se Apple kishte lansuar iPhone 5 shtatorin e 2012-ës ndërsa versionet më të reja gjatë vitit të kaluar...