21 Prill 2025

iPhone 6 mund të kushtojë 100 dollarë më tepër

New York, 14 prill - iPhone mund të ketë ndryshime të tjera, më pak të pritshme përsa i përket versionit të radhës: një rritje në çmim.

Sipas analistit Peter Misek, iPhone 6 mund të vijë me një çmim më të lartë. Në një raport të kompanisë, që i është dërguar Huffington Post, Misek shprehet se “kërkimet tona tregojnë se Apple ka filluar negocimin me prodhuesit për një rritje në çmimin e iPhone 6 me 100 dollarë.

Përgjigja fillestare ka qenë jo, por duket se ka një pranim mbi faktin se nuk do të ketë një pajisje tjetër që do të ndryshojë rregullat e lojës këtë vit”.

Në një periudhë kur Apple po përpiqet të sjellë novacione, rritja e çmimit mund të duket ideja më e keqe e mundshme për telefonin iPhone, që edhe tani është i shtrenjtë, por siç thekson “Business Insider”, nuk do të jetë habi nëse Apple prezanton një version 5.5 inç të iPhone-it të ri.

Tashmë, “tabletat”, siç është tableta Galaxy 3, shiten për 100 dollarë më tepër sesa analogët e tyre të vegjël. Misek sugjeron se edhe një rritje e vogël në çmim, prej 50 dollarësh për iPhone-in e ri do të ishte me vlerë për Apple.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)