iPhone 6 fiton çmimin "Smartfoni më i mirë"
Barcelonë, 6 mars - Përfundoi të enjten në Barcelonë të Spanjës Kongresi Botëror i Telefonisë Celulare i vitit 2015.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Sistemit të Komunikimeve të telefonisë celulare botërore në kongres morën pjesë mbi 93 mijë vetë nga 200 vende e rajone të botës.
Shoqata ndau çmime për teknologjitë më të avancuara të celulareve për vitin 2015. Ndër to iPhone 6 i kompanisë \"Apple\" dhe G3 i kompanisë \"LG\" i Koresë së Jugut fituan çmimin \"Smartfoni më i mirë\", ndërsa tableti i prodhuar nga Microsoft \"Surface Pro3\" fitoi çmimin \"Tableti më i mirë\".
Kompanitë kineze u nderuan me dy çmime, përkatësisht kompania \"ZTE\" për \"Pajisjen më të mirë elektronike të telefonisë celulare\" me smart-prozhektorin e saj dhe \"Huawei\" fitoi çmimin për \"Pajisje baze më të mirë të telefonisë celulare\" me projektin e \"broadbandit të lëvizshëm brenda dhomës\".