iPhone 5S, telefoni më i popullarizuar në botë
New York, 10 korrik - Sipas një raporti të fundit të realizuar nga ABI Research, modeli i fundit i telefonit të Apple, iPhone 5S, është telefoni më i popullarizuar në botë.
Mirëpo, duhet thënë se raporti është realizuar në tremujorin e parë të këtij viti, kështu që nuk përfshin modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S5, pasi nuk ishte në dispozicion atëherë.
Bazuar nga të dhënat e këtij raporti, telefoni i Apple është në vendin e parë me iPhone 5S, i pasuar nga Samsung në vendin e dytë, me versionin evropian të Samsung Galaxy S4, dhe në vendin e tretë me Galaxy S3, i cili ndiqet më pas nga Samsung Galaxy S4 LTE, ndërsa në vendin e pestë është versioni 8GB i iPhone 5S.
Sipas raportit, Sony, Samsung dhe Xiaomi janë disa nga prodhuesit e tjerë të listuar në 20 pozitat e para, ndërsa prodhuesi kinez Huawei, i cili më parë ishte pjesë e kësaj liste, tani nuk është radhitur në këtë tabelë.
iPhone 5S mbetet telefoni më i popullarizuar në gjithë botën, dhe dyshohet se kjo radhitje do të ndryshojë edhe kur në treg të paraqitet iPhone 6.
Por, gjithsesi mbetet të shihet nëse gjërat do të ndryshojnë me ardhjen e iPhone 6, i cili do ta ketë ekranin më të madh, dhe do të përngjajë më shumë me modelet ekzistuese të telefonave që bazohen në Android.