IPhone 5s njeh edhe gjurmët e gishtërinjve të qenve

New York, 3 korrik - Një djalë 23-vjeçar nuk mund ta hapë iPhone-n e 5s pa ndihmën e qenit të tij. Linden 23 vjeç ishte duke luajtur me sensorin e gishtërinjve, i cili ka zëvendësuar fjalëkalimin tradicional të sigurisë.
Ai ishte kurjoz të shihte çfarë ndodhte nëse vendoste putrën e qenit në ekran, por sensori i njohu shenjat e gishtërinjve të qenit dhe tashmë ai nuk mund të ndizet pa to.
Sensori i shenjave të gishtërinjve, ka zëvendësuar fjalëkalimet tradicionale të celularëve në iPhone 5s. Kështu, përdoruesit përdorin shenjat e gishtërinjve për ndezur iPhone-t e tyre. Mirëpo përdoruesi ka të drejtë të regjistrojë vetëm një herë fjalëkalimin me prekje dhe nuk mund ta zhbëjë atë.
Tashmë Linden duhet të mbajë me vete qenin kudo që të shkojë, nëse kërkon të përdorë iPhone-n e tij. Mendova se nuk do të funksiononte kurrë dhe thashë ta provoja një herë, tha ai për CNN. Tashmë ai nuk mund të hapet pa e prekur qeni, vijoi ai.