iPhone 5S dhe iPhone 6 dalin gjatë këtij viti
New York, 18 shkurt - Apple deri tani çdo vit ka prezantuar një model të iPhone-it, por duket se këtë vit do ta ndryshoj këtë, pasi flitet se në treg do të hedh dy modele të këtij telefoni të mençur.
Kështu, gjatë këtij viti pritet të prezantohet modeli i përmirësuar si versionit të tanishëm, iPhone 5S, i cili do të sjell disa risi harduerike siç është procesori dhe kamera më e mirë dhe të ngjashme, ndërsa pritet të prezantohet edhe iPhone 6, i cili do të ketë ekran me diagonale 5 inç.
Si gjithnjë, Apple nuk dëshiron ti komentoj këto raporte, kështu që duhet të presim së paku deri në qershor kur mbahet konferenca WWDC, ku edhe pritet prezantimi i tyre.