iPhone 5S dhe iPhone 5C mbërrijnë edhe në Shqipëri
Tiranë, 10 tetor - Nga një nëntori iPhone 5S dhe iPhone 5C do të prezantohen edhe në Shqipëri. Apple njoftoi se dy iPhonët do të jenë në dispozicion në 35 vende të tjera duke filluar nga 25 tetori.
Telefonat inteligjentë do të jetë në dispozicion në vendet e mëposhtme më 25 tetor: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Greqi, Francë, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Makau, Maltë, Holandë, Zelandë të Re, Norvegji, Poloni, Portugali, Ishujt Reunion, Rumani, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Korenë e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvan dhe Tajlandë.
Ndërsa në Shqipëri, Armeni, Bahrejn, Kolumbi, El Salvador, Guam, Guatemala, Indi, Maqedoni, Malajzi, Meksikë, Moldavi, Mali i Zi, Arabia Saudite, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iPhonët do të prezantohen në 1 nëntor.