iPhone 5 shitje rekord, 2 milionë porosi brenda 24 orëve
New York, 18 shtator - "Apple" ka njoftuar se porositë për iPhone 5 kanë arritur në 2 milionë në vetëm 24 orë, më shumë se dyfishi i rekordit të shënuar kur në treg doli parardhësi i tij, iPhone 4S.
Kompania tha se për shkak se kërkesa tejkalon furnizimin fillestar, telefonat e porositur në internet do të mund të dorëzohen vetëm në tetor.
Ekspertët parashikojnë që të gjithë telefonat që dalin në shitje të premten do të jenë mbaruar të dielën në mëngjes, ndërsa të parët që i kanë porositur online do të mund t'i kenë në duart e tyre duke filluar që nga 5 tetori.
Parashikohet që në javën e parë Iphone të shesë 6-10 milionë iPhone 5S.