iPhone 5 në treg më 12 Shtator

New York, 5 shtator - Kompania Apple ka publikuar ftesën për ditën e prezantimit të produktit të ri iPhone 5.
Edhe pse një ftesë e thjeshtë dhe me pak detaje, Apple me pak fjalë njofton se me datë 12 Shtator në Qendrën e Arteve në Yerba Buena të San Franciscos do të organizojë një prezantim.
\"It\'s almost here - (Pothuajse erdhi)\" është shkruar mbi datën 12 Shtator ndërsa poshtë datës është reflektuar si hije numri 5 që sipas të gjitha gjasave simbolizon produktin e ri iPhone 5.