iPhone 5 me 4 tetor në treg
New York, 23 shtator - Sipas All Things D.A, në datë 4 tetor Apple do të nxjerrë iPhone 5, pak më vonë nga se pritej.
Apple do të mbajë një konferencë në datë 4 tetor për lëshimin e iPhone 5.
I njëjti burim konfirmon mungesën e Steve Jobs, në vend të tij do të debutoj Tim Cock, administratori i ri i Apple.
Besohet se në konferencë do të debutoj edhe një model i tjetër iPhone, një version low-cost i ngjashëm me iPhone 4.
Të pasionuarit e telefonit dhe faqet e specializuara janë mbushur me informacione, pak a shumw tw verifikueshme, mbi aparatin e ri.
Edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht, iPhone 5 duhet të ketë një ekran më të madh, një trashësi më të vogël dhe pjesa e pasme do të jetë e harkuar dhe jo e sheshtë si ajo e iPhone 4.
Brenda, një procesor dual-core do të dyfishoj cilësinë e llogaritjes së tij, funksionin Nfc për pagesat elektronike dhe një foto-kamer prej 8 megapixel me një cilësi video Hd me 1080p.
Përvec publikimit të aparateve të reja, konferenca e tetorit do të jetë e rëndësishme edhe për debutimin në skenë të Tim Cook, i cili ka marrë në mënyrë të përkohshme vendin e Steve Jobs.
Vlera dhe imazhi i administratorit të ri duhet të jenë të barabartë me cilësinë e produkteve të kompanisë.