iPhone 5 i plas në duar pronarit

Taipei, 15 mars - Një banor i Tajlandës shpëtoi për mrekulli nga shpërthimi i telefonit të tij celular Apple iPhone 5.
Gadget i plasi në dorë pronarit, pas një bisede telefonike 30-sekondëshe.
Fillimisht telefoni u nxeh, pastaj nisi të lëshojë tym. Kur pronari e hodhi atë në tokë, ai shpërtheu.
I zoti i i iPhone tregoi se shpërthimi i parë u pasua edhe nga tre të tjerë - telefoni celular në këtë kohë ngjante më shumë me një fishekzjarr.
Vlen të përmendet se ai ishte fare i ri - personi në fjalë e bleu atë vetëm 2 muaj më parë.