iPhone 5 arrin në shtator
New York, 23 shkurt - Kompania Apple këtë vjeshtë do ta promovojë gjeneratën më të re të iPhone.
Duke iu referuar informatave të publikuara nga blogu japonez Macatokara, informon se Apple do ta prezantojë iPhone në shtator ose tetor, me cka do ta promovojë ritmin e publikimit të modeleve të reja të pajisjes megapopullore në këto cikle vjetore të vjeshtës.
Pritet që përdoruesit e iPhone 5 do të kenë një pajisje me ekran të madh, kamerë më të mirë dhe procesor më të shpejtë.
Nga kompania e cila me iPhone mban 29% të tregut të Smarfonave në SHBA, nuk i konfirmuan këto thashetheme.