iPhone 4S tani me rregullim të antenës
New York, 10 nëntor - Antena në iPhone 4S ka dalur mirë në një testim, më shumë se një vit para se paraardhësi ishte prekur nga një problem që quhej Porta e Antentës.
Smartphone më i ri i Apple doli shumë mirë në testet tona, dhe pasi që i përngjan shumë iPhone 4 në pamje, ai nuk vuan nga problemi i pranimit që ne e gjetëm në paraardhësinë e tij në testet speciale në laboratorët tanë, shkruajti Mike Gikas, nga Consumer Reports.
Antenae jashtme e iPhone 4 e humbet fuqinë e sinjalit kur përdoruesi e mban gishtin mbi anën e poshtme të majtë të telefonit. Megjithëse kjo nuk bën ndryshime në fusha me një sinjal të mirë, ai mund të rezultojë në thirrje e rëna të bëra në vendet me sinjal të dobët.
Faqja e produktit të Apple nuk e përmend në veçanti për polemikën për Portën e Antenës, por përmendet që telefoni i ri i përdor dy antena për të dërguar dhe pranuar, kështu që cilësia e thirrjes është më i mirë.
Consumer Reports vazhdon që të mos e parapëlqejë iPhone 4, i cili ende është i gatshëm dhe ende mund të humbas fuqinë e sinjalit në vendet me sinjal të mirë nëse nuk mbulohet nga një amortizator.
Duhet të ceket që iPhone 4 ishte smartphone më i shitur në wireless të AT&T dhe Verizon deri kur u lëshua