01 Maj 2024

iPhone 4S mbërrin edhe në Maqedoni

Shkup, 25 nëntor - Të enjten mbërrin modeli i ri i telefonit Apple, iPhone 4S. Përvec se tek ne, prej nesër telefoni do të jetë i disponueshëm edhe në Kroaci. Deri në fund të këtij viti, telefoni duhet të jetë në dispozicion në 70 vende të Botës.

iPhone 4S e ka pamjen e njejtë si paraardhësi i tij, por, dallon në konfiguracionin, i cili është shumë më i mirë. Modeli i ri ka procesor A5 me dy bërthama, kamerë 8 megapiksel e cila mund të regjistrojë deri në 1080 piksell HD.

iPhone i ri, që nga lansimi i tij, theu disa rekorde në shitje, por pat edhe një sërrë polemikash. Për shkak të sistemit të ri operativ, iOS 5, në fillim përdoruseit ankoheshin për kohëzgjatjen e baterisë, por më pas dolën audio si dhe wi-fi problemet.

Nga Apple për problemet e para nxorën version të përmirsuar 5.0.1, ndërsa për audio dhe ëi-fi problemet ende nuk janë shpallur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)