iPhone 4S e shpenzon shpejt baterinë
New York, 13 nëntor - Apple ka konfirmuar që bugët në versionin e ri të iOS janë fajtorë për shpenzimin e madh të energjisë në telefonat iPhone 4S, për çka ankohen një numër i madh shfrytëzuesish.
Apple tashmë developerëve u ka lejuar qasje në beta versionin e iOS 5.0.1 kështu që pas fazës së testimit do të lëshohet në qarkullim për shfrytëzuesit e telefonave, i cili sjell edhe ndryshimet e nevojshme.
Kjo kompani pohon që problemi nuk është në hardverin e telefonit, kështu që mbetet të shihet se do ti përmirësojë problemet versioni i ri i iOS.