iPhone 4 produkti më i shitur i Apple
SHBA, 29 qershor - Në mëngjesin e ditës së sotme, kompania Apple njoftoi se ka shitur mbi 1.7 milion njësi të telefonit të saj më të ri - iPhone 4, deri të shtunën, vetëm tre ditë pas lancimit të saj zyrtar më 24 qershor.
Këta numra, e bëjnë iPhone 4 si produktin "më të suksesshëm në historinë e Apple". Mjaft çuditërisht, pasi që bashkë me lancimin e iPhone 4 duket se ka pasur probleme teknike, si problemet e marrjes së sinjalit të cilin Apple e ka konfirmuar edhe zyrtarisht javën e kaluar.
"Mbajtja e telefonit në një mënyrë të veçantë, çon në një sinjal të dobët, thuhet sipas raporteve të shumta nga përdoruesit e ri, testuesit, dhe mediat kryesore në botë.